Bota

Infantino nën presion, i del kundër edhe Federata e Futbollit të Francës

Federata e Futbollit të Francës nuk do të jetë në përkrahje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në zgjedhjet që do të mbahen në marsin e vitit të ardhshëm. 

Lajmi është konfirmuar të enjten nga Federata e Futbollit të Francës, me presidentin Philippe Diallo. 

Franca i bashkohet disa shteteve të fuqishme evropiane në futboll që del kundër Infantinos. Prej shteteve që e kundërshtojnë Infantinon, janë edhe Italia e Anglia. 

Lexo më shumë  Britaniku akuzohet se i dha inteligjencës ruse të dhëna për fabrikat e dronëve

Diallo është anëtoar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe është në përkrahje të presidentit Alexander Çeferin. 

Infantino ka thënë se do të kandidojë sërish për president të FIFA-s. Si kundërkandidat i tij mund të jetë kanadezi Victor Montagliani, udhëheqës i CONCACAF-it. 

Afati i fundit për të paraqitur kandidaturën për president të FIFA-s është 18 nëntori.

Rruga Press

YouTube player