KryesoreLajme

Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin, banorët kundërshtojnë reformën territoriale

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur zyrtarisht turin e konsultimeve publike me qytetarët në kuadër të Reformës së re Administrative Territoriale, proces që parashikon zhvillimin e gjashtë dëgjesave publike në të gjithë territorin e bashkisë. 

Dëgjesa e parë u zhvillua në Njësinë Administrative Qukës, ku banorët shprehën një qëndrim të unifikuar kundër propozimit për bashkimin e mundshëm të Bashkisë Prrenjas me Bashkinë Librazhd.

Lexo më shumë  Revolta në ditën e 100-të! Me flamuj kombëtarë, qytetarët nisen nga Sheshi Skënderbej para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Gjatë diskutimeve, qytetarët paraqitën argumente të natyrës ekonomike, gjeografike dhe administrative, duke kundërshtuar një zgjerim të mëtejshëm territorial të njësisë së tyre vendore.   

Sipas banorëve, një bashkim i tillë do të sillte pasoja në ofrimin e shërbimeve publike, pasi distancat më të mëdha nga qendra administrative do ta vështirësonin aksesin e qytetarëve në institucionet vendore. Ata ngritën gjithashtu shqetësimin për rritjen e kostove dhe vështirësive logjistike për marrjen e dokumenteve dhe shërbimeve bazë. Një tjetër argument i përsëritur gjatë dëgjesës ishte ruajtja e identitetit dhe përfaqësimit lokal. Banorët theksuan se një riorganizim territorial duhet të marrë në konsideratë specifikat e komuniteteve dhe nevojën për një administratë sa më pranë qytetarëve.

Lexo më shumë  Shqipëria ndërton më shumë se Europa, por 1 në 8 banorë jeton në kushte të rënda strehimi
YouTube player