Punonjësit e shërbimeve komunale në Durrës protestojnë për pagat: Na mbahen deri në 5 mijë lekë
Dhjetëra punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në Durrës i janë drejtuar këtë të martë Bashkisë, pas një problematike të evidentuar me pagat mujore.
Ata shprehen se prej tre muajsh po u mbahet një përqindje nga pagesa, pa pasur një shpjegim të qartë mbi situatën e krijuar.
Sipas tyre, shumat e mbajtura variojnë deri në 5 mijë lekë dhe po u mbahen në mënyrë të padrejtë.
Ndërkohë, një përfaqësi e tyre ka kërkuar një takim me përfaqësues të autoritetit vendor.
Punonjësit kanë deklaruar se, nëse problematika nuk merr zgjidhje, do të protestojnë çdo ditë përpara Bashkisë së Durrësit.
Rruga Press

