KryesoreLajme

Punonjësit e shërbimeve komunale në Durrës protestojnë për pagat: Na mbahen deri në 5 mijë lekë

Dhjetëra punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në Durrës i janë drejtuar këtë të martë Bashkisë, pas një problematike të evidentuar me pagat mujore.

Ata shprehen se prej tre muajsh po u mbahet një përqindje nga pagesa, pa pasur një shpjegim të qartë mbi situatën e krijuar.

Sipas tyre, shumat e mbajtura variojnë deri në 5 mijë lekë dhe po u mbahen në mënyrë të padrejtë.

Lexo më shumë  100 ditë protestë/ Qytetarët paralajmërojnë pjesëmarrje masive: Sot rrethojmë Kryeministrinë

Ndërkohë, një përfaqësi e tyre ka kërkuar një takim me përfaqësues të autoritetit vendor.

Punonjësit kanë deklaruar se, nëse problematika nuk merr zgjidhje, do të protestojnë çdo ditë përpara Bashkisë së Durrësit.

Rruga Press

YouTube player