Argument

Nëse arsyeja e dorëheqjes është projekti i krijimit të agjencisë private të mikut të Ramës, izraelitit Sani Sanilevich, Evis Sala duhet të flasë

Nga Mentor Kikia

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dha dorëheqjen. Prej disa ditësh kjo ishte përfolur në media. Po ashtu ishte përfolur edhe shkaku.

Sipas supozimeve, ajo ka refuzuar të hedhë firmën mbi një projekt-ligj.

Bëhet fjalë për një “projekt” për krijimin e një agjencie private që do të përqëndrojë të gjithë procedurat e blerje – magazinim – shpërndarje, të ilaçeve, paisjeve mjeksore dhe çdo produkti tjetër që shërben në sistemin shëndetësor shqiptar. Duke shmangur kështu garën dhe tenderat në këtë sektor, e duke e lënë kontrollin e furnizmit në një dorë të vetme.

Lexo më shumë  6 deputetët e LDK-së kundër Bekim Sejdiut, Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

Opozita aludon se ky biznes gjigand, që praktikisht është një Ministri Shëndetësie private, do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë në Izrael. Kjo do të bëhet përmes një kompanie të regjistruar në “parajsën fiskale” që është ngritur në Sukth, zonën ekonomike të quajtur “Durana”, e cila tani për tani është vetëm një livadh, ku kullosin lopët, por që është adresa e dhjetra binzeseve të mëdha që duan të fshehin gjurmët.

Nëse është kështu, pra që zonja Sala ka dhënë dorëheqjen për të mos hedhur firmën mbi këtë projekt, ajo duhet përshëndetur. Nuk dimë e ka bërë nga frika apo nga përgjegjshmëria.

Lexo më shumë  6 deputetët e LDK-së kundër Bekim Sejdiut, Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti

Por në qoftë kështu, ajo duhet ti bëjë një nder interesit publik, duke e deklaruar këtë edhe publikisht.

Ndërsa kryeministri duhet të qartësojë parlamentin dhe publikun mbi këtë “mekanizëm” që i jep një njeriu të vetëm gjithë furnizimin me ilaçe e paisje të sistemit shëndetësor.

Rruga Press

YouTube player