Argument

Bekimi bekon Kosovën; Një lajm që duhet ta gëzojë Kosovën

Nga Gëzim Mekuli

Marrëveshja për një emër të përbashkët për Presidentin e Kosovës është lajm i mirë për Republikën tonë. Dhe lajmit të mirë, sidomos kur vjen pas një kohe të gjatë përçarjesh politike, duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët, në Kosovë dhe jashtë saj.

Ky është një lajm që nuk i gëzon vetëm ata që e duan Kosovën të dobët, të përçarë e të pafuqishme; Natyrisht, nuk i gëzohet “miku Vuçiq” këtij lajmi. Qebesa nuk i gëzohen këtij lajmi as rrymat destruktive politike dhe mediatike; Nuk i gëzohen ata që Kosovën e kanë parë si pazar e si BitCoin për interesa personale.

Të dashur lexues,

Ndoshta, ka mundësi e bënë vaki, së këtij lajmi nuk i gëzohet as një pjesë e opozitës së Prishtinës; Ndoshta, ka mundësi e bënë vaki, as disa analistë e media që janë mësuar ta ushqejnë publikun me konflikt, zhurmë, sharje, ofendime, frikë e përçarje, nuk i gëzohen këtij lajmi të mirë. E aq më pak nuk i gëzohen hiq këtij lajmi ata që, siç pretendohet, kanë pasur lidhje të fshehta e interesa me qarqe të BIA-s serbe e të dreqit.

Por populli i Kosovës duhet t’i gëzohet fort këtij haberi. Sepse kur dy forca politike arrijnë marrëveshje për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore, fitojnë institucionet, fiton populli, shqiptarët dhe fiton Kosova.

Konsekuent deri në pikë të fundit; Kosova jonë e vockël nuk ka nevojë për më shumë inate, BLLOKADA dhe armiqësi; Kosova jonë e madhe, e madhe sa krejt bota, ka lazem për marrëveshje dhe “kapërcime të rubikonit” kur ato marrëveshje i shërbejnë kombit shqiptar, popullit, (pa dallim etnie, kulture, gjinie, statusi social a përkatësie fetare), pra Kosovës.

Sot duhet të gëzohemi për Kosovën; Krejt e të gjithë!

Rruga Press

YouTube player