KryesoreLajme

Bekim Sejdiu për President/ Osmani dhe Abdixhiku e mbështesin, Hoti del kundër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për presidentin.

Ata janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut.

Këtë pajtim të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që Prof. Dr. Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Kosovës, e ka lajmëruar në një konferencë për shtyp kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, duke shprehur konsideratën më të lartë për Prof. Dr. Bekim Sejdiun.

Kemi pasur takime të gjata, me diskutime të vazhdueshme dhe mjaft intensive. Të dyja palët kemi qenë të përkushtuar që të përcaktohemi për një emër konsensual për Presidentin e Republikës së Kosovës. Gjatë diskutimeve janë përmendur shumë emra personalitetesh të shquara që kanë mbështetje edhe në popull, edhe në shumë vende të Kosovës, që kanë dhënë kontribut profesional dhe kombëtar në shoqërinë tonë dhe që kanë vlera demokratike e shtetërore. Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, në mesin e të cilëve të gjithë ishin individë të dalluar, gjatë diskutimeve të përbashkëta jemi dakorduar për një emër dhe ai është Profesor Doktor Bekim Sejdiu. Karriera e Profesor Doktor Sejdiut është e shquar dhe e pasur, me përvojë të ndryshme e pozita të rëndësishme“, tha Abdixhiku.

Lexo më shumë  Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Gjithashtu për Sejdiun vlerësime të larta ka shprehur edhe ish Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Një profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe një figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës. Për mua, ai është gjithashtu një bashkëpunëtor i dëshmuar, me të cilin kam pasur nderin të bashkëpunoj për 25 vite, përfshirë në kabinetin tim gjatë mandatit tim si Presidente, si dhe ta njoh nga afër përkushtimin, karakterin dhe përgjegjësinë e tij“, shkruan Osmani në rrjete sociale.

Por të njejtin vlerësim nuk ndan dhe Avdulla Hoti, i cili ka shprehur haptazi që nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter.

Lexo më shumë  Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Evropë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

Hoti thotë se Sejdiu nuk i përmbush kriteret e kërkuara për këtë pozitë të lartë shtetërore, por pa argumentuar këtë deklarim të tijin.

Gjithashtu Hoti vendos theksin që ky gjykim i tij nuk niset nga ‘arsye personale’. Ndoshta ai shtyhet ta thotë këtë nga fakti se Sejdiu luajti rol kyç në rrëzimin e qeverisë së paligjshme të Hotit, e cila erdhi në fuqi më 3 qershor 2020 me votën e Et’hem Arifit, i cili nuk i përmbushte kushtet për tu bërë deputet dhe vota e tij ishte vendimtare në votimin e asaj qeverie.

Mbetet të shihet në vazhdim nese ky vlerësim i Hotit është vetëm vlerësimi i tij personal apo ka mbështetje më të gjerë në grupin parlamentar të LDK-së

YouTube player