KryesoreLajme

Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për president të Republikës.

Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Lexo më shumë  Situatë kritike me zjarret në Shkopet të Matit, flakët drejt Krujës, rrezikohen banesa dhe prona në zonë

“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se tashmë është e rëndësishme që procesi të përmbyllet në Kuvend, duke kërkuar që deputetët të veprojnë me përgjegjësi ndaj situatës aktuale dhe interesit të Republikës.

“Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve. Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka deklaruar ajo.

Lexo më shumë  UEFA do ta dënojë Zvezdën pasi kujtoi kriminelin Mladiq
YouTube player