KryesoreLajme

GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Ergys Agasin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin, një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”,i arrestuar dy ditë më parë.

Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe pretendimeve të mbrojtjes, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi të konfirmojë masën e sigurisë ndaj Agasit.

Në seancë ishin të pranishëm prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim.

Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të SPAK-ut, pas disa javësh vëzhgim nga autoritetet.

Lexo më shumë  Aktakuza ndaj Shehollit, “Jam nga BIA, duhet të vini në Beograd ose keq për ju” - Rashiq rrëfen telefonatat

Me anë të një reagimi pas arrestimit të tij, SPAK doli me një njoftim zyrtar duke zbardhur akuzat ndaj tij.

SPAK e lidh hetimin me një sërë veprash penale, duke nisur nga ndërhyrjet e paligjshme në konkurrencë dhe tendera publikë, deri te korrupsioni, pastrimi i parave dhe aktiviteti kriminal në kuadër të një grupi të strukturuar.

Agasi dyshohet për “Konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqjen e paligjshme të lirisë”, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimin e produkteve të veprës penale, si dhe për “Grupin e strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta.

Lexo më shumë  Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore në Shqipëri, 10% më shumë në shtatë muaj

Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezultoi nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

YouTube player