KryesoreSport

Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses në këtë garë.

Kasapi, e cila garoi në kategorinë e saj në xhudo, ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në çerekfinale u përball me francezen Pauline Cuq.

Xhudistja shqiptare pësoi humbje me Ippon ndaj Cuq, duke u detyruar të vazhdonte garën përmes repasazhit.

Lexo më shumë  Elisa Spiropali i kërkon dorëheqjen Edi Ramës "përndryshe ndryshimi do të jetë i dhimbshëm"

Në luftën e parë të repasazhit, Kasapi ishte sërish e lirë, ndërsa në duelin e dytë u përball me portugezen Maria Siderot.

Kasapi tregoi karakter në këtë përballje dhe arriti ta mposhtë Siderot me Yuko, duke siguruar kështu një vend në luftën për medaljen e bronztë.

Në duelin vendimtar për podium, ajo u përball me italianen Gaia Stella. Kasapi ishte përsëri më e suksesshme dhe triumfoi me Yuko, duke siguruar medaljen e bronztë.

Lexo më shumë  Exit: Policia shqiptare, shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut

Kështu, pas një rruge me një humbje në çerekfinale dhe dy fitore në repasazh, Fatjona Kasapi ngjitet në podiumin e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e bronztë. 

YouTube player