KryesoreLajme

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli për dy vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës,Sheholli nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

Ai akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Sheholli akuzohet për veprën penale “Shantazh”, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, Sheholli i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ç'kuptim ka ligji i miratuar në Kuvend nëse nuk zbatohet nga prokurori, gjykatësi apo policia?

Rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Rruga Press

YouTube player