KryesoreLajme

Dita e 83 e protestës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike.

Marshimi ka vijuar me thirrjet “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në Burg, Berisha në Burg”.

Ata shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lexo më shumë  Turizmi shton importet në Shqipëri, sasitë e ushqimeve u rritën 13% në janar-korrik

Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca.

Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.

Rruga Press

YouTube player