KryesoreLajme

Situatë kritike në Malin e Polisit në Librazhd, zjarri përfshin disa hektarë pyje.

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit.

Sipas banorëve të zonës, situata paraqitet alarmante, pasi flakët kanë përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore. Temperaturat e larta, thatësira po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Masivi pyjor i prekur është shfrytëzuar vitet e fundit me leje nga kompani private, ndërsa mbetjet e thata të krijuara pas ndërhyrjeve në pyll po vështirësojnë përpjekjet për neutralizimin e flakëve.

Lexo më shumë  Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor, ku lëvizja e mjeteve zjarrfikëse është e kufizuar dhe aksesi në disa prej vatrave paraqet vështirësi.

Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa prioritet mbetet izolimi i vatrave dhe parandalimi i përhapjes së flakëve në pjesë të tjera të masivit pyjor. Autoritetet pritet të përcaktojnë edhe sipërfaqen e saktë të përshkuar nga zjarri.

Lexo më shumë  Gërvalla për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ngushëllimet nuk mjaftojnë, përgjegjësia jonë është të veprojmë

Rruga Press

YouTube player