Bota

BE përdor 1.4 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën

Bashkimi Evropian do të përdorë 1.4 miliardë euro nga fitimet e krijuara mbi asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën, në kuadër të përpjekjeve për përballimin e pasojave të luftës dhe forcimin e rezistencës së saj.

Fondet vijnë nga interesat e krijuara prej aseteve të Bankës Qendrore ruse, të cilat u ngrinë nga BE-ja pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Sipas Komisionit Evropian, këto asete kanë gjeneruar deri tani rreth 8 miliardë euro fitime të papritura. Vetë fondet ruse mbeten të paprekura, ndërsa përdoren vetëm të ardhurat e krijuara prej tyre.

Një pjesë e madhe e paketës së fundit, rreth 1.33 miliardë euro, do të përdoret për mbështetjen e kredive të dhëna Ukrainës përmes mekanizmave të G7 dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa rreth 70 milionë euro do të kalojnë përmes Fondit Evropian për Paqe, i cili financon ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se përdorimi i këtyre të ardhurave synon të ndihmojë Ukrainën dhe të rrisë përgjegjësinë financiare të Rusisë për dëmet e shkaktuara nga lufta.

Rruga Press

YouTube player