KryesoreLajme

Zjarri vijon të djegë pyjet në Dardhë të Librazhdit, zjarrfikësit në këmbë luftojnë me lopata

Zjarri i përmasave të mëdha vijon të djegë një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dardhë prej 7 ditësh në Bashkinë e Librazhdit, ndërsa përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Lexo më shumë  Kurti për varrezat masive në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat, familjet nuk mund të presin edhe 18 vjet

Dhjetëra forca të shërbimit zjarrfikës të Librazhdit , të mbështetura nga strukturat e emergjencave civile, janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Megjithatë, kushtet atmosferike kanë favorizuar avancimin e flakëve në një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë dhe pyje.Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke detyruar ekipet të punojnë në shumë sektorë në këmbë për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Lexo më shumë  “Gjeografia e pabarazisë”, BIRN: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player