KryesoreLajme

Zhupa: Qeveria shkel ligjin që miratoi! Çon fadromat në Vlorë në mes të sezonit turistik

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë se po dëmton turizmin dhe ekonominë lokale me aksionet e ndërmarra në Vlorë, në kulmin e sezonit veror.

Në një postim në rrjete sociale, Zhupa shkruan se vetëm pak javë pas miratimit të ligjit që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, makineritë e shtetit janë rikthyer në terren, duke krijuar, sipas saj, zhurmë, pluhur dhe kaos.

Lexo më shumë  Çmimet e larta dhe paga e ulët e rendisin Shqipërinë të fundit në Evropë për fuqinë blerëse

Deputetja kujtoi se gjatë diskutimeve në Komisionin për Turizmin kishte ngritur shqetësimin se qeveria mund të mos e zbatonte vetë ligjin që propozoi. Sipas saj, zhvillimet e fundit në Vlorë e kanë vërtetuar këtë paralajmërim.

“Çfarë vlere ka ky ligj, kur qeveria e konsideron veten mbi ligjin? Si ka mundësi që makineritë e privatit prishin sezonin, ndërsa ato të qeverisë jo?”, shprehet Zhupa në reagimin e saj.

Lexo më shumë  Tenderi 15 mln euro për avionët e zjarrit/ Qeveria e Shqipërisë shpall fituese kompaninë e dënuar për korrupsion në BE

Sipas deputetes demokrate, aksionet me fadroma në mes të sezonit turistik dëmtojnë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë lokale, bizneset dhe besimin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushime.

YouTube player