Bota

Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ndalon aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Sipas ligjit, nga 1 shtatori fëmijët nën 15 vjeç nuk do të mund të hapin llogari të reja në rrjetet sociale, ndërsa llogaritë ekzistuese do të mbyllen nga janari i vitit 2027. Platformat do të jenë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Lexo më shumë  Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi vendimin një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Ministrja e Digjitalizimit, Anne Le Hénanff, tha se teknologjia për verifikimin e moshës tashmë është e gatshme për t’u zbatuar. Ligji përjashton platformat edukative dhe enciklopeditë online. Ai parashikon gjithashtu ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, duke nisur nga viti i ri shkollor.

Masa vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende po shqyrtojnë kufizime të ngjashme për të miturit, mes shqetësimeve për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Edhe Komisioni Evropian po punon për rregulla të reja dhe po teston një sistem për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Lexo më shumë  Bullgaria ia lejon ShBA-së përdorimin e bazës së saj për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme
YouTube player