Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”
Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Tiranës për të shprehur mbështetjen e saj ndaj protestës qytetare “Flamingo Rozë”, e cila kundërshton projektet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, Lagunës së Nartës dhe Ishullit të Sazanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fourreau shkroi se po vjen në Shqipëri për të mbështetur atë që e cilëson si “revolucioni Flamingo Rozë”.
“Për më shumë se një muaj, populli shqiptar është ngritur kundër një projekti ekocid të financuar nga familja Trump dhe korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë – mbështesni shqiptarët në luftën e tyre!”, shkroi eurodeputetja franceze.
Mbërritja e saj në Tiranë vjen në një kohë kur protestat për mbrojtjen e zonave të mbrojtura kanë hyrë në javët e tyre të para, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Po shkoj në Shqipëri për të mbështetur revolucionin “Flamingo Rozë”!
Për më shumë se një muaj, populli shqiptar është ngritur kundër një projekti ekocid të financuar nga familja Trump dhe korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.
Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë – mbështesni shqiptarët në luftën e tyre!
Rruga Press

