KryesoreLajme

Prattipati: Pulla postare simbol i miqësisë së qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, duke komentuar pullën postare të promovuar me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vlerësuar këtë hap si reflektim të raportit të ngushtë që dy shtetet kanë mes vete.

Ajo së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Postën e Kosovës, më 3 korrik kanë emituar pullën postare.

Lexo më shumë  “Ju erdhi fundi!”/ Sot protesta e 37-të radhazi, shqiptarët nuk heqin dorë

“Ju e keni shndërruar një copë të thjeshtë letre në një simbol të qëndrueshëm të miqësisë së thellë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. … Çdo letër që do ta mbajë atë do të ndajë historinë tonë të përhershme të lirisë dhe miqësisë”, ka shkruar në rrjetet sociale Prattipati.

YouTube player