KryesoreLajme

Protesta e 37-të në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish përpara Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama vijon të mbahet në mënyrë të përsëritur. Sot në orën 19:00 është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 37-të, ku qytetarët pritet të mblidhen sërish në shesh me kërkesën për largimin e kreut të qeverisë.

Protestuesit i kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si dhe mbështetësve nga diaspora që ndodhen në Tiranë, që t’i bashkohen tubimit.

Lexo më shumë  FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, rrënjët e problemit që në sistemin e arsimit parauniversitar

Sipas planit të organizimit, grumbullimi fillestar i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të përqendrohet edhe protesta.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Në mesazhet e tyre, ata kanë përdorur edhe thirrjen “Ju erdhi fundi”, duke ftuar pjesëmarrje sa më të gjerë në tubim.

Lexo më shumë  Artur Shehu, ndërtimet në bregdet me para droge dhe presionet politike: Mediat ndërkombëtare "bombardojnë" SPAK-un me pyetje, mes tyre Wall Street Journal e Daily Mail
YouTube player