Lajme

Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me ministren e Kulturës së Malit të Zi, Tamara Vujović, në prag të Forumit për Ekonominë Kreative që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bogujevci theksoi se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, me fokus në kulturë, trashëgimi kulturore dhe industri kreative.

Lexo më shumë  “Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

Sipas saj, një pjesë e rëndësishme e bisedës i është kushtuar krijimit të lidhjeve më të forta institucionale, të cilat do të mundësonin shkëmbimin e përvojave, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e artistëve dhe profesionistëve të kulturës në të dy vendet.

Bogujevci theksoi se bashkëpunimi rajonal në fushën e kulturës mbetet një element i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit kreativ dhe promovimin e vlerave kulturore në rajon.

Lexo më shumë  Gola në Asamblenë e KiE: Specialja nuk vërtetoi pretendimet e Dick Martyt, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë akuzat tjera

Rruga Press

YouTube player