KryesoreLajme

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Pas përditësimit të rezultateve nga numërimi i votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në gjithsej 52 mandate në legjislaturën e re.

Sipas rezultateve të fundit, LVV ka marrë 344,176 vota ose 45.48%, duke u konfirmuar si subjekti politik me numrin më të madh të mandateve në Kuvend.

Lexo më shumë  Dy plane të fshehta resortesh në Darëzezë dhe deltën e Vjosës

Ndryshime janë shënuar edhe në radhët e partive të tjera parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rënë në 22 mandate, pasi ka marrë 152,157 vota ose 20.11%, duke humbur një ulëse krahasuar me ndarjen paraprake të mandateve.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 129,714 vota ose 17.14%, që i përkthehen në 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 52,466 vota ose 6.93%, duke mbetur me 7 mandate parlamentare.

Lexo më shumë  430 mijë dollarë për një vit, lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

Përditësimi i rezultateve pas numërimit të votave të diasporës ka ndikuar në rishpërndarjen e mandateve, duke i dhënë LVV-së një mandat shtesë në dëm të PDK-së.

YouTube player