KryesoreLajme

Diaspora në Londër ngrihet në protestë të fuqishme kundër qeverisë: Shqipëria nuk shitet

Qindra shqiptarë u mblodhën në Londër në një protestë kundër qeverisë shqiptare dhe projektit në Zvërnec. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, protestuesit kërkuan anulimin e projektit që parashikohet të zhvillohet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Një pjesë e tyre kërkuan gjithashtu dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit nga pushteti.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, ryshfet lidhur me zgjedhjet për Listën Serbe

Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa në pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit binin në sy mesazhe si “Shqipëria nuk shitet” dhe slogane që bënin thirrje për përgjegjësi politike dhe ligjore. Tubimi në Londër vjen në një kohë kur kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec kanë nxitur protesta të vazhdueshme edhe në Shqipëri. Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe sot në mbrojtje të zonës së mbrojtur.

Rruga Press

YouTube player