KryesoreLajme

Leku i fortë, eurot e krimit dhe Banka shurdh-memece e Shqipërisë

Në një Shqipëri ku SPAK zbulon dhoma me miliona euro të krimit, prona luksoze dhe biznese ku dyshohet se pastrohen paratë e drogës, Banka e Shqipërisë vazhdon ta shpjegojë fortësinë e lekut kryesisht me turizmin dhe investimet e huaja. Në dhjetë vjet, euro ka humbur gati 35% të vlerës, një rënie që nisi shumë përpara bumit turistik. Por ndërsa dosjet e SPAK zbulojnë përmasat e ekonomisë kriminale, askush nuk shpjegon ndikimin e mundshëm të këtyre parave në tregun valutor, ku vetë Banka e Shqipërisë ndërhyn duke blerë euro. Kështu, në të njëjtin vend, SPAK numëron eurot e krimit, ndërsa Banka e Shqipërisë numëron turistët.

Lexo më shumë  Shqipëria ka ekonominë më pak të kredituar në rajon


Sipas të dhënave të publikuara nga revista Monitor, nga 139,48 lekë në janar 2016, euro zbriti në 90,72 lekë më 11 nëntor 2026. Për të gjithë ata “specialistë” dhe socialistë që ia atribuojnë këtë rënie fluksit të euros nga turizmi, vlen të kujtojmë se zhvlerësimi kishte nisur shumë përpara bumit turistik. Madje, gjatë viteve 2016–2022, euro humbiste vlerë edhe pse deficiti i llogarisë korente të vendit përkeqësohej.

Rruga Press

YouTube player