KryesoreLajme

ZBULOHET MASHTRIMI/ Autobuzët grekë “drejt Tiranës”, mediat pranë qeverisë përdorën foto të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale

E turpshme ajo që kanë bërë disa media pranë qeverisë në Shqipëri, që tentuan së bashku me kryeministrin Rama të ndalojnë protestën e qytetarëve për të mbrojtur Zvërnecin nga betonizimi.

Në rrjete qarkulluan disa foto sikur nga Greqia ishin nisur disa autobuzë për t’iu bashkuar protestës së shqiptarëve, por në të vërtetë fotot ishin të manipuluara.

Foto që do të shihni më poshtë, e cila qarkulloi me shpejtësi në mediat që mbështesin qeverisë, që nxituan t’i bashkohen propagandës së Edi Ramës se protesta po sponsorizohej nga Greqia, është krijuar me inteligjencë artificiale.

Lexo më shumë  Nuk është problem për Ramën kur e miklon vetë Greqinë dhe e lejon ministrin grek të flasë për minoritet në Himarë

Në foto shihen njerëz të veshur me xhupa, por edhe më e rëndësishme është targa e autobuzit, e cila në të vërtetë i përket një kamioni që shpërndan mish dhe nënprodukte të tij.

Por, duke qenë se shqiptarët janë mësuar tashmë të mos i besojnë më propagandës së dështuar të këtyre mediave, vendosën të mblidhen masivisht në sheshin “Skënderbej”, ashtu siç do të bëjnë edhe sot në orën 18:00.

Lexo më shumë  Zvërneci, gazetarja: Rama i trembet hetimit nga SPAK

Mijëra shqiptarë dolën dhe do të vijojnë të dalin kundër betonizimit të tokës shqiptare, nga investues që nuk dihet se nga janë.

Ndërkohë, nuk dihet nëse këto media që bënë emisione disa orë me këto foto të manipuluara, do të dalin sot t’u kërkojnë falje shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player