Lajme

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Gjermanisë për proceset evropiane të Kosovës

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës në shtetndërtim, zhvillim demokratik dhe integrim evropian.

Sipas njoftimit për media, në takim u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe roli i veçantë që Gjermania ka pasur në momente kyçe për vendin.

Lexo më shumë  “Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj në Himarë, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim

U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi se Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë integrimin evropian, ekonominë, sigurinë, sundimin e ligjit, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Sipas njoftimit për media, Haxhiu ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, demokracisë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë si të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në proceset evropiane dhe ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

Rruga Press

YouTube player