Zvërnec: Nga llogoret e 87-ës te betoni i 2037-ës. Një rrëfim mes kujtesës dhe ironisë së kohës
Shkruan Alban Omari
Zvërnec !
Viti 87 !
Ne vëndin e quajtur Triporto ishte një repart ushtarak kunderajrori.
Nen uji gjendeshin rrenojat e nje qyteti antik te lashtësisë.
Zbrisje nga kodra e repartit dhe një gji i bukur ranor vazhdonte deri afer Nartës.
Ishte nje rrip i ngushtë toke midis detit dhe kënetës.
Po të vazhdoje drejt shkoje ne Zvërnec.
Aty ku mbaronte plazhi dhe gjendej rruga kam punuar per hapjen e nje kanali me shokë te tjerë ushtrie.
Në vapën e asaj vere për rreth tre muaj ,u ropatëm aty me kazma e lopata për hapjen e nje llogoreje të mbronim nga desanti detar Amerikan Zvernecin, Nartën, Pusin e Mezinit dhe Vlorën hahaha…
Vite me vone pas 90 kam takuar komandantin e ushtrisë së atyre viteve Karafil Brahimi ndjesë pastë e them me sinqeritet pasi me ka dashur ,luaja tavell e shah me të per orë te tëra.
Folem gjate si dy miq e shoke te vjeter.
Ne bisede e siper folem dhe per llogoren ne Triporto.
Qeshem te dy ,ai ne fakt sillej mire atyre kohrave nuk na mundonte .
-Po çe pyet o Alban me vjen turp qe ju vija ne pune e lodheshit aq shume tha Karafili per gjithe ate mundim idiot.
Kam bredhur pa fund ne Zvernec Narte Pish Poro kemi ndërtuar bunkiere pa fund e llogore.
Kam pire verë e raki ne Nartë e Zvërnec , kam fjetur perjashta në cadra ushtrie per të ruajtur kazmat e lopatat se mos na i vidhnin Narqotet.
Hahaha ca tmeri flinim ne pyll per të ruajtur kazma lopata e ndonje thes cimento.
Eshte nje vënd perle natyrore në fakt qe zoti e ka vendosur aty.
Te gjitha llojet e frutave agrumeve ullinj jane aty,
aty eshte deti, aty këneta, aty pylli, aty kriporja ,aty hekurudha qe ndante Nartën nga Zvërneci, aty afer autostrada,aty eshte porti dhe aeroporti tani aty.
Aty perballe eshte Sazani ,Karaburuni qe me jahte e skafe mund ta shetisesh lehtesisht.
Aty është Manastiri ,aty qyteti nen uji antik ,aty jane Narqotet qe flasin greqishten e vjeter, Zvërneciotet qe jane si Myzeqare , aty pak me siper jane dhe cunat e Pusit te Mezinit qe u vranë me njeri tjetrin ne 97.
Zvernec !
Viti 2037 !
Aty pas ca vitesh do jete pronare Ivanka Tramp me këmbët e gjata .
Ndoshta diku mbi llogoren tone do te ndertoje vilen me pamje nga deti me pishine, xhakuz, beach bar e selamete tjera.
Ashtu shtrire ne shezllon me Karaburunin e Sazanin perballe do te beje projektin me pronarin privat per investimin e rradhes.
Pa desantë ,pa armë ,pa luftë do te jete pronare e gjithe kesaj parajse mbi toke.
Kur te merzitet dhe do pak humor do te therrasi per nje gote verë Edin tonë qe do jete akoma kryeminister dhe do te shkrihet me shakate e kripura te tij.
Do te bej Edi jone batuta per popullin Shqiptar taleban,per Salen ata ambietalistet dhe zvernecasit e 2026.
Dhe ashtu e lumtur ne nje marramendje te lehte alkooli do te qeshe do te qeshe….
P.s Po ai roja qe goditi me grusht e hoqi zvarre ate socialistin nga Vlora ku mund te jete ?
Ai mund te jete kudo mbase drejtor policie , mbase gjyqtar apo prokuror mund te jetë bërë dhe prift, ose mund jete prape roje.
Dhe kur ta pyesin pse e bëre atë ?
Do te pergjigjej me shume seriozitet :
Ashtu ishte sistemi !
Rruga Press

