ArgumentKryesore

Tre pyetje pas reagimit të ministrit të Brendshëm

Lutfi Dervishi

Tre pyetje pas reagimit të ministrit të Brendshëm

  1. Nëse bëhet fjalë për tokë private, a mund të na shpjegoni se çfarë ndodh me vijën bregdetare, aksesin publik dhe zonën e mbrojtur? Me pak fjalë, a ka apo nuk ka interes publik në atë që po ndodh në Zvërnec?
  2. Nga pamjet publike duket se pati dhunë ndaj protestuesve, por edhe dhunë ndaj efektivëve të policisë. Cili është bilanci i plotë sipas Ministrisë së Brendshme? Kush u dhunua, nga kush dhe çfarë po hetohet konkretisht?
  3. Policia njoftoi ndalimin e një personi të përfshirë në tërheqjen zvarrë të protestuesit. A do të ketë të njëjtin standard ligjor edhe për personat e tjerë që shfaqen në video duke ushtruar forcë ndaj protestuesit, si edhe për çdo “gango polic privat” që ka përdorur dhunë apo spray ndaj policisë?
    Një përgëzim:
    Policia e Shtetit arriti deri në pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës për raportim të pasaktë.
    Rasti i parë që ndëshkohet rrena në polici. Ditë historike.
Lexo më shumë  Kurti: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për bashkëqeverisje?

Rruga Press

YouTube player