ArgumentKryesore

Nuk është problem për Ramën kur e miklon vetë Greqinë dhe e lejon ministrin grek të flasë për minoritet në Himarë

Enis Sulstarova

Nuk është problem për Ramën kur e miklon vetë Greqinë dhe e lejon ministrin grek të flasë për minoritet në Himarë.

Nuk është problem për Ramën që mashtron shqiptarët për detin dhe në vend që ta adresojë çështjen dypalëshe në Gjykatën e Hamburgut, që është e specializuar për këtë, e çon në Gjykatën e Hagës, që Greqia ta tërheqë për hunde Shqipërinë.

Lexo më shumë  Akademikja Ledi Shmaku Shkreli në mbështetje të protestave: Në Bolonjë mbrojtëm studentët dhe mbajtëm jashtë policinë. Qysh kur antifashizmi qenka antivlerë?!

Nuk është problem për Ramën që qytetarët shqiptarë me origjinë nga Çamëria nuk lejohen nga Greqia të kthehen në vatrat e veta dhe as të gëzojnë pronat e veta në atë shtet.

Problem për Ramën është kur mediat greke shkruajnë për pazaret e Ramës me oligarkët, krimin e organizuar dhe familjen Tramp. Fakti që mediat greke mashtrojnë për gjoja grekë të Zvërnecit, nuk do të thotë që Rama po bën patriotizëm me privatizimin e bregdetit dhe të parqeve kombëtare.

Lexo më shumë  32 raste dhune policore të dokumentuara: Letra që i kërkon llogari institucioneve

Ai po bën atë që bëjnë despotët: shesin pjesë të atdheut për të qëndruar në pushtet.

Rruga Press

YouTube player