Tre pyetje pas reagimit të ministrit të Brendshëm
Lutfi Dervishi
Tre pyetje pas reagimit të ministrit të Brendshëm
- Nëse bëhet fjalë për tokë private, a mund të na shpjegoni se çfarë ndodh me vijën bregdetare, aksesin publik dhe zonën e mbrojtur? Me pak fjalë, a ka apo nuk ka interes publik në atë që po ndodh në Zvërnec?
- Nga pamjet publike duket se pati dhunë ndaj protestuesve, por edhe dhunë ndaj efektivëve të policisë. Cili është bilanci i plotë sipas Ministrisë së Brendshme? Kush u dhunua, nga kush dhe çfarë po hetohet konkretisht?
- Policia njoftoi ndalimin e një personi të përfshirë në tërheqjen zvarrë të protestuesit. A do të ketë të njëjtin standard ligjor edhe për personat e tjerë që shfaqen në video duke ushtruar forcë ndaj protestuesit, si edhe për çdo “gango polic privat” që ka përdorur dhunë apo spray ndaj policisë?
Një përgëzim:
Policia e Shtetit arriti deri në pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës për raportim të pasaktë.
Rasti i parë që ndëshkohet rrena në polici. Ditë historike.
Rruga Press

