KryesoreLajme

Gjenerali amerikan nga i Komandës Evropiane të Ushtrisë së ShBA-së, takon komandantin e Jashari në vizitën e tij të fundit: E falënderon për bashkëpunimin

Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ka realizuar vizitën e tij të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kësisoj, ai ka takuar edhe komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin.

McKinney, ka falënderuar Jasharin, për vitet e koordinimit dhe bashkëpunimit në përmirësimin e parandalimit ndaj kërcënimeve për Evropën Juglindore.

Postimi:

BG MCKINNEY BËN VIZITËN E FUNDIT NË BALLKANIN PERËNDIMORGjeneral Brigade Chris McKinney, Zëvendësdrejtor i USEUCOM për Strategji, Plane dhe Politikë, realizoi këtë muaj vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për ta falënderuar për vitet e koordinimit dhe bashkëpunimit në përmirësimin e parandalimit ndaj kërcënimeve për Evropën Juglindore.

Lexo më shumë  QSUT në Tiranë në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze, shëndetësia në kolaps

“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e përkushtimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, stabile dhe prosperuese,” theksoi McKinney gjatë vizitës.

Takimi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. #USEUCOM #PositiontheAlliance

Rruga Press

YouTube player