KryesoreLajme

AKP transferon 200 mijë hektarë prona pyjore te Ministria e Bujqësisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nënshkruar sot marrëveshjen e pranim-dorëzimit për transferimin e Ekonomive Pyjore dhe Ekonomive të Gjuetisë nga AKP-ja në Ministrinë e Bujqësisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Bordit të AKP-së, Hekuran Nikçi, dhe drejtori ekzekutiv në detyrë, Burim Leci, në anën e AKP-së, ndërsa nga ana e Ministrisë së Bujqësisë marrëveshjen e nënshkroi ministri Armend Muja, bashkë me drejtorin në detyrë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderez Ibra.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa marrëveshja u vlerësua si një nga proceset më të rëndësishme të pasluftës, me arsyetimin se asetet e rëndësishme po përjashtohen nga procesi i privatizimit dhe po kalojnë në menaxhim institucional për interes publik.

Lexo më shumë  Kundër kujt proteston nipi i Ali Ahmetit, që ka qënë zv-anëtar kominisoni për provimin e jurisprudencës?

Sipas njoftimit, transferimi përfshin rreth 200 mijë hektarë prona pyjore të shpërndara në 3,015 parcela, të cilat deri më tani kanë qenë nën menaxhimin e AKP-së. Po ashtu, Ministrisë i është bartur edhe dokumentacioni i plotë me listën e aseteve dhe parcelat e evidentuara, të cilat – pas përfundimit të procedurave kadastrale – pritet të bëhen publike.

AKP njofton se në kuadër të këtij transferimi ka vënë në dispozicion dokumentacionin relevant, i cili është përfshirë si shtojca të marrëveshjes, ndërsa sipas nevojës do të formohen edhe komisione të përbashkëta me Agjencinë Pyjore të Kosovës për verifikimin dhe transferimin e pronësisë në emër të Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Deputeti opozitar që 2000 euro i ka marrë më 31 mars si pagë e 13, sot del kundër 100 eurove që qeveria ia ndau pensionistit, fëmijës, studentit e punëtorit të sektorit privat

Vendimi për bartjen e 22 Ekonomive Pyjore dhe dy Ndërmarrjeve Pyjore Industriale është marrë paraprakisht nga Bordi i AKP-së dhe, sipas njoftimit, është bazuar në Ligjin e AKP-së Nr. 04/L-034 dhe Ligjin Nr. 08/L-137 për Pyjet. 

Rruga Press

YouTube player