KryesoreLajme

Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar sulmin që ndodhi në Skenderaj disa ditë më parë, ku u akuzua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për sulm ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe aktivistit Bahri Zabeli. Kurti ka thënë se edhe në fushatën e zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, Lushtaku me veturë zyrtare ka tentuar të bëjë aksident komunikacioni me eskortën zyrtare të tij.

Kurti në emisionin “Interaktiv” në KTV, tha se Lushtaku me këtë ka dashur ta pamundësojë tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

“Me datën 31 janar të vitit 2025, u synua pamundësim i tubimit të LVV-së në Skenderaj. Kjo ishte në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare. Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se se ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Lexo më shumë  Maqedonci: FSK forcon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes bashkëpunimit me Kroacinë

Ai ka thënë se Mehani është “djalë trim që qarkullon lirshëm në Skenderaj pavarësisht se ka kërcënime”. 

“Tash kur është ndodhur në të njëjtën hapësirë me kryetarin e komunës dhe me disa komunarë të tjerë ata e kanë sulmuar fizikisht. Ka dëshmitarë për këtë gjë dhe incizime për këtë. Tash do të shohim sa do të dënohen për këtë gjë”, ka thënë Kurti. 

Lexo më shumë  Shaip Kamberi kërkon sqarime nga Qeveria e Serbisë, për bllokimin e donacioneve nga Kosova ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Sa i përket kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, Kurti ka thënë se ka pritje të mëdha, por ka mbetur i zhgënjyer. 

“Më kryetar besoj se ishte Memli Krasniqi se që është Bedri Hamza”, tha Kurti. 

Rruga Press

YouTube player