KryesoreLajme

Kurti: Mandatin e ardhshëm do ta formojmë xhandarmërinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në plan e kanë që nëse e marrin mandatin e ardhshëm 4-vjeçar ta formojnë edhe xhandarmërinë. 

“Do ta formojmë xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm. Xhandarmëria do të kujdeset për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonat kufitare kryesisht. Do ta luftojë terrorizmin…Xhandarmëria është diçka mes policisë e ushtrisë. E dini Italia i ka karabinierët e Franca i ka xhandarët. Ne do ta kemi xhandarmërinë tonë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Lexo më shumë  Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullohet çështja e gjuhës shqipe

Sa i përket vendosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, Kurti ka thënë se do t’i vijë dita kësaj, por në bashkëpunim me NATO-n.

Rruga Press

YouTube player