KryesoreLajme

Maqedonci: FSK forcon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes bashkëpunimit me Kroacinë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Policia Ushtarake ka rritur kapacitetet operacionale përmes bashkëpunimit me Policia Ushtarake e Kroacisë.

Sipas njoftimit, gjatë javës së kaluar është zhvilluar një kurs i specializuar për intervenime dhe kontroll të turmave, i realizuar për herë të parë në bashkëpunim me instruktorë kroatë.

Lexo më shumë  Kurti në Samitin e Berlinit: Është koha që Kosova të hapë negociatat për në BE

Trajnimi ka përfshirë module për intervenime të shpejta, kontroll të turmave dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB), me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive të Policisë Ushtarake.

FSK thekson se pjesëtarët kanë demonstruar profesionalizëm dhe disiplinë gjatë trajnimit, duke e cilësuar këtë si një hap tjetër në transformimin e vazhdueshëm drejt standardeve moderne të sigurisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Revolta studentore, BIRN: Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit

YouTube player