Rama duke e ditur që as Lumiri e as Vjosa nuk janë në gjendje të ndërtojnë struktura politike të lidhura me popullin, ai do të bëhet arkitekti i platformës politike të bashkëqeverisjes së aspiruar PDK-LDK
Nga Donik Sallova
Nuk ka simbol më përfaqësues për bashkëpunimin e përhershëm mes LDK-së dhe PDK-së se sa Përparim Rama.
Ky është jo vetëm përfaqësuesi i përbashkët i këtyre dy partive, por është gjithashtu ilustrimi më i mirë i modelit të qeverisjes që përfaqësojnë këto parti në Prishtinë: keqqeverisje, korrupsion, kapje dhe politizim i administratës dhe sigurisht bërllog.
Pikërisht ky delikuent politik i Prishtinës së stërkequr qenka përfshirë në fushatën për Lumirin Kryeministër dhe Vjosën Presidente (heheh).
Unë e kuptoj që Lumiri dhe Vjosa nuk kanë vizion politik, sepse janë njerëz pa histori politike të mbështetur mbi vlera dhe ideale kombëtare, por nuk e kuptoj gabimin e tyre trashanik të përfshirjes në fushatë të dështuesit më të madh që ka njohur Prishtna.
Megjithatë, ky bashkim i Përparim Ramës me ta bëhet edhe në cilësinë e kumbarës së koalicionit LDK-PDK në nivelin qëndror, sepse ai u takon praktikisht të dy këtyre partive.
Rama duke e ditur që as Lumiri e as Vjosa nuk janë në gjendje të ndërtojnë struktura politike të lidhura me popullin, ai do të bëhet arkitekti i platformës politike të bashkëqeverisjes së aspiruar PDK-LDK!
Rruga Press

