“Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, shfaqje në “Burgun e Idealit” për përvjetorin e Masakrës së Dubravës
Një shfaqje performative e bazuar mbi rrëfimet e Enver Dugolli në librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh” do të mbahet më 19 dhe 20 maj në Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”.
Aktiviteti organizohet në shenjë të përvjetorit të Masakra e Dubravës dhe sjell në skenë përjetimet e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe gjatë periudhës së luftës dhe bombardimeve në Kosovë.
Shfaqja ndërthur dëshmitë dokumentare me interpretimin teatror, duke trajtuar traumën e izolimit, dhunën sistematike ndaj të burgosurve politikë shqiptarë dhe rezistencën gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë së Kosovës.
Në role interpretojnë Afrim Muçaj dhe Artan Geca, ndërsa regjinë e ka realizuar Yll Berisha. Dramatizimi është bërë nga Alban Beqiraj, me skenografi të Mentor Berishës, kostumografi nga Fjolla Mani dhe dizajn ndriçimi nga Skender Latifi.
Njoftimi:
QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH
Shfaqje performative e bazuar mbi rrëfimet e Enver Dugollit në librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”.
Më 19.5. dhe 20.5.2026 | 20:00
Në Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”
Në shenjë të përvjetorit të Masakrës së Dubravës, në shëtitoren e “Burgu i Idealit” shpalosën përjetimet e Enver Dugollit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë në burgjet serbe përgjatë ngjarjeve më të errëta të historisë së Kosovës: në kohën e fundit të një pushtimi, në kohët e bombardimit dhe luftës, nga organizimi i dhunës sistematike ndaj të burgosurve politikë shqiptarë, e deri te eliminimi i tyre.
Shfaqja, me dimension të tekstit teatror dokumentar, ndërvepron mes librit të dëshmisë dhe ngjarjes së fjalës, mes traumës së izolimit dhe mekanizmave të represionit, interpretimit dhe gjendjes së pathënshme lehtë, rezistencës si prani e vazhdueshme dhe imazhit si akt skenik që orvatet të artikulon gjurmët e një masakre mizore.
Interpretojnë: Afrim Muçaj, Artan Geca
Regjia: Yll Berisha
Dramatizimi: Alban Beqiraj
Skenografia: Mentor Berisha
Kostumografia: Fjolla Mani
Dizajni i ndriçimit: Skender Latifi
Për rezervimin e vendeve ju mirëpresim të na kontaktoni në: mollaekuqeojq@gmail.com ose në Nr. Tel: +383 44 655 596!
Rruga Press

