KryesoreLajme

Analisti Balaj kritikon Osmanin: Po e përdor Bondsteelin për propagandë elektorale kundër Kurtit

Analisti politik Labinot Balaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Vjosa Osmani lidhur me bazën ushtarake amerikane Bondsteel dhe raportet me kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një statusi në Facebook, Balaj tha se Osmani, në mungesë të një alternative serioze politike ndaj Kurtit, po tenton ta shndërrojë edhe Bondsteelin në “armë propagandistike elektorale”.

Sipas tij, pretendimet se Kurti ka kërkuar që baza amerikane në Kosovë të paguajë qira po paraqiten padrejtësisht si ide anti-amerikane apo si “skandal shtetëror”.

Lexo më shumë  Shaip Kamberi në parlamentin serb kërkon hetim për 135 shqiptarët e vrarë në APJ: E kaluara e përgjakshme pengon besimin te ushtria serbe

“Realiteti është krejt tjetër: ato toka ku shtrihet Kampi Bondsteel nuk janë pronë e Vjosa Osmanit, por pronë private e qytetarëve të Kosovës. Dhe për atë pronë paguhet qira”, shkroi Balaj.

Ai shtoi se rreth 100 pronarë kompensohen për tokat e tyre, duke ironizuar se sipas “logjikës së re presidenciale”, edhe pronarët që marrin qira do të duhej të konsideroheshin anti-amerikanë.

Lexo më shumë  Kurti takon kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit  ndërmjet dy shteteve

Në fund, Balaj akuzoi Osmanin për krijim të “pseudo-skandaleve” në mungesë të një vizioni politik, duke thënë se pagesa e qirasë për prona private po paraqitet padrejtësisht si sulm ndaj aleatëve perëndimorë.

YouTube player