Miku i lobistit të falimentuar serb Grenell, mercenari i dështuar Çim Peka, sulmon Albin Kurtin në stil hibrid grenellçe
Gazetari mercenar Çim Peka, i atashuar së fundmi me Vjosa Osmanin, duke bërë propagandë në favor të saj, ka lëshuar një shtëllungë akuzash ndaj Albin Kurtit.
Është për tu çuditur se si ka pritur kaq gjatë një mercenar gazetarie, kur është botërisht e njohur se sulmet ndaj Albin Kurtit përbëjnë biznesin më fitimprurës në pseudogazetari sot për sot, këtu e shumë vite më herët. Në këtë kuptim, ai është shumë vonë dhe kjo tregon se ai nuk është as mercenar i mirë, por i dështuar edhe si i tillë.
Çdokujt që e njeh sado pak gjendjen në Kosovë, qesh me akuzat e Pekës. Të thuash se Albin Kurti ka pamundësuar shtet-formimin e Kosovës dhe e ka lënë atë pa aleatë, siç ka dashur Serbia, është në rastin më të mirë delir, e në rastet më të shpeshta propagandë me ose pa pagesë.
Më pas, në stilin hibrid të mikut të tij të përbashkët me Baton Haxhiun, Richard Grenellit, Peka thotë se qeveria amerikane Biden ka dashur ta shpallë qeverinë Kurti non grata, e këtë e parandaloi Vjosa Osmani.
Shkolla grenelliane fillon kështu të qëndisë propagandën për Vjosa Osmanin duke shpifur ndaj Kurtit me idenë bajate të përsëritur: Kurtin nuk e do Amerika, Osmanin e do euroatlantika.
Çka di çdo shqiptar që nuk ka dilema kur e quan vetveten shqiptar, është se qeveria Kurti ka shtrirë plotësisht sovranitetin shtetëror e institucional në veri të Kosovës, gjë të cilën miku i tij, lobisti serb Grenell e ka luftuar, ndërsa Vjosa Osmani që ai mbështet e quante “bixhoz me aleatët”.
Aleatët ndonëse në fillim skeptikë, e pranuar gradualisht pozicionin e ri të Kosovës, me 100 përqind sovranitet, me raporte të vërteta aleance, që më parë ishin të natyrës së nënshtrimit dhe pushteti i dikurshëm e pranonte pa hezitim këtë në këmbim të heshtjes ndërkombëtare për korrupsionin e brendshëm.
Në Kosovë sot ka sovranitet, nuk ka korrupsion dhe aleancat janë përmbajtësore, të vërteta, të ndërthurura sipas interesit shtetëror e kombëtar, jo thjesht deklarative apo me bazë imazhi për konsum elektoral.
Vetëm pak muaj më parë mercenari i dështuar Peka takonte në New York lobistin e dështuar serb Grenell. Ndoshta mes tyre ka patur ndonjë shkëmbim të dështuar idesh e direktivash, por si gjithmonë, një figurë e autoritetit moral të asaj përmase si Albin Kurti, mercenarët dhe lobistët me baltën e tyre vetëm e lartësojnë.
Kur ata provojnë të dalin përballë tij me ndyrësinë e tyre, njerëzit, me të drejtë, arrijnë ta shohin edhe më shumë pastërtinë e Kurtit.
Rruga Press

