Lajme

Blegtoria në rënie në Cërrik, fermerët kërkojnë mbështetje

Numri i bagëtive të imta në Cërrik ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke reflektuar krizën që po përfshin sektorin e blegtorisë në të gjithë vendin.

Aty ku dikur kullotat mbusheshin me tufa të mëdha delesh dhe dhish, sot kanë mbetur vetëm pak blegtorë që vazhdojnë të merren me këtë aktivitet.

Shumica prej tyre janë të moshuar, të cilët përpiqen të mbajnë gjallë një traditë të trashëguar ndër breza, ndërsa të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga blegtoria për shkak të mungesës së fitimit dhe vështirësive ekonomike.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

Mes tyre është edhe 80-vjeçari Qemal Cerriku, i cili vijon ende të kujdeset për bagëtitë, një punë që e ka nisur më shumë se tre dekada më parë.

Ai shprehet se sot sektori po përballet me mungesë mbështetjeje dhe se të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen te blegtoria.

Dikur një nga shtyllat kryesore të ekonomisë familjare në zonë, blegtoria sot po mbijeton falë brezit të vjetër, ndërsa ekziston frika se me largimin e tyre mund të shuhet edhe kjo traditë e hershme.

Lexo më shumë  Konjufca dhe Bajrami diskutojnë me Sorensenin për avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë

Rruga Press

YouTube player