Konjufca dhe Bajrami diskutojnë me Sorensenin për avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe kryenegociatori i Kosovës për Dialogun Kosovë-Serbi, Agron Bajrami, kanë takuar dhe diskutuar me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Diskutimin me Sorensenin të zhvilluar në ambasadën e Kosovës në Bruksel, aty ku Bajrami njëherësh është edhe ambasador, Konjufca e ka vlerësuar si “të stukturuar”.
“Së bashku me Kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive – me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”- ka shkruar Konjufca në “X” më 12.05.2026.
Konjufca, një ditë më parë, pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, deklaroi se problemi kyç në Dialogun Kosovë- Serbi është “goditja në mirëbesim”, që sipas tij, i ka dhënë Beogradi.
Pleased to host @EUSR_Dialogue Sørensen at our Embassy in Brussels for a structured discussion on advancing the normalisation dialogue with Serbia.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) May 12, 2026
Together with our Chief Negotiator @AgronBajrami, we reaffirmed that the Republic of Kosova remains fully committed and… pic.twitter.com/aD7nHcahcV
Ai tha se nuk pret ndonjë nismë për takime të reja gjatë këtij viti në lidhje me dialogun.
Konjufca, tha se dy sulmet në Kosovë, ai në Banjskë më 2023 dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit më 2024 dëmtuam mirëbesimin në procesin e normalizimit të raporteve, që ka nisur më 2011 dhe që ndërmjetësohet nga BE-ja.
“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi unë theksova që problemi më i madh është goditja në mirëbesim që i është bërë dialogut nga ana e Serbisë”- tha ai.
Konjufca shtoi pyetjen se si munden të ulen dhe të negociojnë “me një palë e cila përderisa ne jemi të ulur në tavolinën e dialogut ata prapa shpine organizojnë aksione të cilat e godasin Kosovën në integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.”
Ai tha që të mund të ndodhë dialogu duhet një mirëbesim dhe për t’u fituar mirëbesimi nuk është e lehtë sepse ai ka pësuar goditje të rënda sidomos me sulmin e Banjskës dhe në Ibër-Lepenc.
Takimi i fundit i nivelit të lartë u zhillua në shtator 2023, pak para sulmit terrorist në Banjskë.
“Të shohim në vitin 2027 sesi do të zhvillohen gjërat, por për shkak të zhvillimeve nuk pres diçka, as ndonjë iniciativë evropiane shumë të fokusuar në këto muajt e vitit që kanë mbetur”- tha ai.
Konjufca tha se shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe 27 shtetet anëtare u shprehën të gatshme që të ndihmojnë në ndërtimin e mirëbesimit, por shtoi se për shkak se shteti është në proces zgjedhor, dhe po ashtu Serbia pritet të mbajë zgjedhje të reja, nuk pret ndonjë nismë për ndonjë takim të ri së shpejti.
Konjufca para nisjes së takimit të ministrave të të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, deklaroi se Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e angazhuar në mënyrë konstruktive në Dialogun Kosovë-Serbi, por dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Mirëpo, ai ritheksoi se Kosova po kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian.
“Si Kosovë, synojmë të përparojmë brenda kësaj kornize të procesit të bazuar në meritë; por për ne, ky proces do të thotë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE. Hapi i parë për këtë është marrja e pyetësorit. Pres me rezultate shumë pozitive dhe konkrete”- tha Konjufca për mediat atje.
Konjufca shtoi se Kosova është fuqishëm e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane.
Ai tha se Kosova po bën hapa konkretë në përmbushjen e reformave.
“Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe po kontribuojmë për stabilitetin e rajonit. Megjithatë, ajo që po cenon arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë, është ndikimi keqdashës rus në rajonin tonë. Prandaj, mendoj se një Bashkim Evropian i bashkuar dhe i zgjeruar duhet parë gjithmonë nga perspektiva e nevojës strategjike”- tha Konjufca.
Në anën tjetër, Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Kaja Kallas tha se zgjedhjet në Kosovë e kanë shtyrë sërish mundësinë për një takim në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi mes dy liderëve të shteteve.
Kallas tha se për një takim në kuadër të Dialogut ka pasur pëlqimin e dy liderëve, në këtë rast kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Ne në fakt e kishim planifikuar Dialogun Beograd-Prishtinë, në nivel të lartë politik. Kishim marrë pëlqimin e të dy liderëve, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, por tani në Kosovë do të mbahen përsëri zgjedhje, gjë që natyrisht po e shtyn këtë proces për më tej. Megjithatë, unë po punoj veçmas me secilin prej tyre, në mënyrë që të mund të ecim përpara me zbatimin e marrëveshjeve që janë tashmë në fuqi”- tha Kallas për media para takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Bruksel.
Në mars të vitit 2026 u bënë tri vite që kur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.
Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.
Marrëveshja me 11 nene ndër të tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Megjithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.
Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.
Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.
Rruga Press

