KryesoreLajme

Drena bëhet aksionare e dytë në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni

Kompania Drena ka njoftuar se pas një angazhimi disa mujor, i është besuar bashkëpunimi në cilësinë e aksionarit të dytë në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zgjerimin e brandit në tregun europian, duke e pozicionuar Drenën si prodhues “Made in EU” në një prej rajoneve më të zhvilluara të blegtorisë në Evropë.

Lexo më shumë  Vlora turistike sërish pa ujë/ Rrjeti i amortizuar i ujësjellësit lë mijëra familje në mëshirë të fatit

Kompania bëri të ditur se ky është fillimi i një kapitulli të ri për produktet e saj, të cilat pritet të jenë më pranë konsumatorëve europianë, ndërsa premtoi se do të vazhdojë të jetë e pranishme fuqishëm edhe në tregun e Kosovë.

Rruga Press

YouTube player