Drena bëhet aksionare e dytë në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni
Kompania Drena ka njoftuar se pas një angazhimi disa mujor, i është besuar bashkëpunimi në cilësinë e aksionarit të dytë në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zgjerimin e brandit në tregun europian, duke e pozicionuar Drenën si prodhues “Made in EU” në një prej rajoneve më të zhvilluara të blegtorisë në Evropë.
Kompania bëri të ditur se ky është fillimi i një kapitulli të ri për produktet e saj, të cilat pritet të jenë më pranë konsumatorëve europianë, ndërsa premtoi se do të vazhdojë të jetë e pranishme fuqishëm edhe në tregun e Kosovë.
Rruga Press

