Bota

Tensionet në Hormuz rrisin çmimet e ushqimeve në botë

Rritja e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar në tregjet globale, duke shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore për muajin e tretë me radhë.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO), çmimet janë rritur kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe ndikimit të krizës në Lindjen e Afërt.

Lexo më shumë  Ukraina nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë dhe Holandën

Indeksi global i çmimeve të ushqimeve i FAO-s arriti në 130.7 pikë gjatë prillit, duke shënuar rritje prej 1.6 për qind krahasuar me muajin mars.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale, përfshirë vajin e palmës, sojës dhe lulediellit, ndërsa janë rritur edhe çmimet e drithërave, orizit dhe mishit.

Sipas FAO-s, shtrenjtimi i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e prodhimit dhe transportit të ushqimeve, duke ushtruar presion shtesë mbi tregjet globale.

Lexo më shumë  Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe

Rruga Press

YouTube player