Gërvalla: Fehmi Agani, një nga kolosët qendror të mendimit politik të kohës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka vlerësuar figurën e profesor Fehmi Agani, duke e cilësuar atë si një nga kolosët qendrorë të mendimit politik të viteve ’90 dhe një intelektual të formatit shtetformues.
Sipas saj, Agani ka qenë truri i rezistencës civile në atë periudhë dhe një nga ideatorët kryesorë të qasjes politike për liri, pavarësi dhe demokraci.
Gërvalla theksoi se trashëgimia e tij mbetet një referencë e përhershme e mendimit shtetformues dhe një udhërrëfyes në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Republikës së Kosovës.
Postimi i Plotë:
Në kujtesën tonë shtetërore dhe individuale, Profesor Fehmi Agani mbetet një nga kolosët qendror të mendimit politik të kohës, truri i rezistencës civile në vitet ’90-ta e intelektual shumëdimensional i formatit shtetformues, dhe ideator i qasjes politike të kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Trashëgimia e Profesor Aganit mbetet përjetësisht referencë e mendimit shtetformues dhe busull e përhershme në rrugëtimin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Republikës sonë.
Rruga Press

