Sveçla: Anëtarësimi në BE dhe NATO, garanci për stabilitet
Ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar përkushtimin e Kosovës për integrim euroatlantik.
Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vendi mbetet i vendosur dhe i angazhuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri.
“Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri por edhe si garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon në njërën anë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në anën tjetër”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Rruga Press

