Kryeministri Kurti vijon intensivisht me takimet e niveleve të larta në Jerevan, diskuton me Kryeministrin e Finlandës
Gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me Kryeministrin e Republikës së Finlandës, Petteri Orpo.
Në takim, KryeministriKurti e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, në veçanti për përkrahjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për mbështetjen për avancimin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit, duke e cilësuar atë si element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë.
Gjatë takimit u veçua përvoja e Finlandës në konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si një model i avancuar i organizimit të shtetit dhe shoqërisë përballë sfidave të sigurisë, model ky që ka miratuar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në përmbyllje, të dy kryeministrat riafirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti u takua edhe me kryeministrin e Luksemburgut, si dhe me kryeministrin e Kroacisë.
Rruga Press

