KryesoreLajme

Kryeministri Kurti dhe Kryeministri i Kroacisë Plenković diskutojnë forcimin e aleancës në samitin EPC

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit thuhet se në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, siç thuhet, të ndërtuara mbi partneritet të qëndrueshëm, miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të gjithanshëm.

Lexo më shumë  Shoqata e të zgjedhurve vendorë letër Këshillit Evropian: Ndaloni ndryshimin e kufijve të bashkive që do të bëjë Rama

“Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale në kontinentin evropian dhe përtej tij, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë”, thuhet në njoftim.

Kurti thuhet se ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Lexo më shumë  (VIDEO) Investimi i Kushner nën lupën e Wall Street Journal/ Ç'po ndodh sot në Zvërnec

Rruga Press

YouTube player