Lajme

Parqe fotovoltaike në vend të kullotave/ Vata: Asnjë dëgjesë me banorët e Bulqizës, pushteti po u merr edhe burimet ujore!

Qarku i Dibrës është përfshirë prej muajsh nga një valë protestash, teksa banorët e disa zonave, përfshirë Bulqizën dhe Gjoricën, kundërshtojnë marrjen e kullotave të tyre për ndërtimin e parqeve të mëdha fotovoltaike.

Deputetja e PD për Qarkun Dibër, Denisa Vata tha se banorët pretendojnë se janë mashtruar nga autoritetet vendore, për shkak të mungesës së transparencës dhe një procesi të manipuluar konsultimi publik.

Sipas saj, konflikti ka shpërthyer pasi një projekt i prezantuar fillimisht për vetëm një hektarë tokë, papritur është zgjeruar në 40 hektarë, me plane për të shtuar edhe 27 hektarë të tjerë ndërsa banorët, shprehet ajo kanë deklaruar se procesi i konsultimit ka qenë fiktiv.

Dëgjesat publike nuk janë mbajtur në fshatrat e prekura, por në kinemanë e qytetit apo Pallatin e Kulturës, duke anashkaluar komunitetin që përballet drejtpërdrejt me pasojat.

Për depeutetn e PD, edhe Bashkia e Bulqizës ka përgjegjësi pasi kryetarja e bashkisë nuk ka zhvilluar asnjë takim me banorët që prej vitit 2023, duke i lënë ata në një gjendje pasigurie dhe pa asnjë përfaqësim.

parqeve fotovoltaike, thekson Vata, banorët janë përballur edhe me marrjen e burimeve ujore për ndërtimin e hidrocentraleve (HEC). Sipas saj, përfituesit e këtyre koncesioneve janë kryesisht individë dhe biznesmenë me lidhje të forta me pushtetin, duke lënë jashtë loje qytetarët e thjeshtë dhe duke shkaktuar dëme të pariparueshme në komunitet dhe mjedis.

Në Bulqizë ka disa muaj që ka disa vatra protestash dhe kjo për shkak të marrjes së tokave të tyre për parqe fotovoltaike. Jo vetëm në Bulqizë, por edhe në qarkun Dibër, janë disa vatra protestash që po organizohen dhe janë gjithmonë në zhvillim. Tani ne në Këshillat Bashkiakë, ju e dini që kemi një numër të vogël të numrave, sepse në vitin, në vitin 2023, kur janë bërë zgjedhjet, ne nuk atëherë nuk kishim dhe vulën e partisë, dhe kjo ka qenë një problem më vete atëherë, por tani për shembull, ë kemi një numër minimal, siç është për shembull nga dy, tre ose katër, këshilltarë. Në Gjoricë, unë isha në një takim me banorët, një dëgjesë publike, dhe më kishin kërkuar ata, sigurisht edhe unë, dhe kam dëgjuar çudira nga më të ndryshmet. Të paktën kishte që në vitin 2023 që kryetarja e Bashkisë së Bulqizës nuk ishte shkuar asnjëherë në asnjë takim me banorët. Dëgjesat publike nuk janë bërë asnjëherë në fshat përsa i përket dhënies së kullotave me qira për parqe fotovoltaike, por dëgjesat ishin bërë në kinemanë e qytetit ose në Pallatin e Kulturës, diçka e tillë. Banorët ishin shumë të indinjuar sepse ata kanë dhe dokumentacion të rregullt. Në fillim ju kanë thënë banorëve që do të jetë vetëm një numër ë, si të thuash 1 hektarë për parqe fotovoltaike dhe më pas, më pas ë kanë përfunduar 40 e ca hektarë, ku kërkojnë të marrin dhe 27 të tjera, dhe banorët pretendojnë se janë mashtruar.

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri lë stadiumet ekzistuese në harresë ndërkohë ndërton “Stadiumi Eagle” për Kanye West: 50 milionë euro për një natë

Nuk kanë firmosur edhe banorë, një pjesë ka firmosur, një pjesë tjetër nuk janë nga fshati që bëhet fjalë, nga fshati Gjoricë e Poshtme. Pra dhe ata sigurisht që ndihen të mashtruar, prandaj i bëjnë dhe protestat e po janë gjithmonë edhe më agresivë në lidhje me këtë gjë. Përveç kësaj, çfarë kam parë të paktën këtë, këtë javë që ka qenë java e takimeve të deputetëve me qytetarët, java e gjelbër, ë, ka një problem shumë të madh, edhe përsa i përket bujqësisë, sepse ë, ë, fermerët janë rikthyer parmendave. Është e pamundur, domethënë të kesh ë zetorin në oborr dhe mos ta përdorësh për shkak të naftës. Është një shpërdorim të them të vërtetën, është një punë shumë e lodhshme dhe nuk e di se ku, ku janë investimet në, në bujqësi, nuk e di se çfarë do bëhet sepse këtu përveç kësaj, fshatrat po boshatisen, po boshatisen gjithnjë e më shumë, sepse ë një, po diskutojmë dhe reformën territoriale këtë periudhë dhe ë, që në vitin 2015 ku nuk kishim më as komunat dhe duke larguar, duke larguar qendrën e komunës, duke larguar qendrat shëndetësore, duke larguar shkollën, atëherë më fal, çfarë do bëjë një njeri në fshat?

Lexo më shumë  Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Në fillim, për shembull po themi për qarkun Dibër, në fillim ka qenë ideja e Skavicës. Po me Skavicën do përfundonte pastaj i përmbytur i gjithë qarku i Dibër dhe u gjet zgjidhja e parqe, parqeve fotovoltaike. Kryesisht, deri në këto momente unë kam të dhëna vetëm për Bulqizën. Mbase me paketën e maleve dhe me opsionet e tjera do ketë dhe në vende të tjera. Por, siç janë parqet fotovoltaike, më përpara ishin edhe HEC-et. Ju keni pasqyruar disa protesta të vendeve të ndryshme, ku ë, në gjithë Shqipërinë ka patur probleme në lidhje me marrjen e ujit të banorëve për HEC-et. Tani, një herë ju merret toka, një herë ju merret uji dhe tani më fal çfarë do bëjnë njerëzit? Ku do shkojnë? Ku do shkojnë, çfarë do bëjnë? Sepse këtu kemi një vatër tjetër proteste që është Kurdarija, sepse po i marrin ujin për HEC. Dhe po të them, në qarkun Dibër, të gjithë këta përfitues janë njerëz të lidhur me pushtetin, janë njerëz, njerëz që kanë patur pushtet ose kanë qenë në drejtimin e Partisë Socialiste dhe ose që janë biznesmenë pranë Ramës. Pra, këtu nuk është se zgjohet një qytetar i thjeshtë, thotë kam, kam punuar në emigrim, kam bërë kaq para, kaq po më subvencionon dhe shteti dhe po bëj një park fotovoltaik. Po kush përfiton nga këto? Kush përfiton?

Rruga Press

YouTube player