Lajme

Pas kontrolleve në vilat luksoze, SPAK merr në pyetje biznesmenë dhe ish-bashkëpunëtorë të Ballukut

Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa, vila luksoze në jug të vendit apo kompani të ndryshme në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë subjekte të këtyre kontrolleve.

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave aktualisht drejtoreshë e Koorporatës Elektro-energjitike shqiptare u paraqit të enjten në SPAK ku dha dëshminë e saj, përderisa konsiderohet një prej njerëzve të besuar të ish-ministres nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Lexo më shumë  Diaspora e Kosovës ka 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues

Sipas BW, shpjegime për hetuesit dha dhe Laureta Omeri, ish-këshilltare dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Ballukut, që po ashtu iu nënshtrua kontrollit.

Biznesmeni Arbër Abazi, kompanitë e të cilit kanë fituar tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës dha spjegime për dy procedura tenderuese, ndërsa Kujtim Hasa, i kompanisë Rruga Ura në Elbasan iu dorëzoi hetuesve të BKH-së kompjutera që mendohen si prova të vlefshme për hetimin e rastit. Në SPAK gjatë ditëve të fundit janë paraqitur edhe biznesmenë të tjerë në kompanitë e të cilëve janë sekuestruar dokumenta apo kompjutera.

Lexo më shumë  Kamberi: Bllokimi i donacioneve nga Kosova, nga HalkBank, akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Serbi

Në mesin e personave që iu nënshtruan kontrolleve ishin dhe shoferi i Belinda Ballukut, si dhe pastrueset e shtëpisë, të cilët janë pyetur lidhur me banesat e ish-ministres si dhe detaje të përditshmërisë së saj.

Rruga Press

YouTube player